Tajlanda heq vizat për qytetarët e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Punëve të Jashtme, Punës dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka njoftuar se Tajlanda i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Ajo përmes një Facebook, të martën tha se “kjo reflekton përkushtimin institucional për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare të Kosovës”.

“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”. “Kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”, ka shkruar Gërvalla.

Share This Article