Ndërkohë që forcat ruse përparojnë në Ukrainë, një takim i jashtëzakonshëm i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel.
Ministrat e vendeve aleate pritet të diskutojnë mbi pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës duke konfirmuar se vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuar dhe në unison ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash.
Në takimin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, marrin pjesë edhe Finlanda dhe Suedia, vende partnerë operacionalë të NATO-s, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zj. Olta Xhaçka.