Takim legjendash! Brad Pitt dhe Tom Cruise ribashkohen pas 24 vitesh

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy nga yjet  më të mëdhenj të filmave janë ritakuar për herë të parë pas 24 vitesh në premierën e “F1” në Cineworld Leicester Square në Londër .

Brad Pitt dhe Tom Cruise, të cilët kanë qenë protagonistë të filmit “Interview With the Vampire” në vitin 1994, u fotografuan ndërsa ecnin në tapetin e kuq dhe në një moment u përqafuan.

Në disa foto të tjera, dyshja shihet duke qeshur dhe biseduar gjatë eventit. Cruise erdhi i pashoqëruar,  ndërsa Pitt ishte me të dashurën e tij, Ines de Ramon.

Hera e fundit kur Cruise dhe Pitt u panë bashkë ishte në vitin 2001 në eventin e bamirësisë për viktimat e 11 shtatorit, “Një homazh për heronjtë”, në Los Anxheles. Edhe në fotot e asaj kohe, ata shihen duke u përqfuar.

Së fundmi, Pitt tha se do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Cruise në ekran, por me një kusht.

“Nuk dua të varem nga avionët dhe gjëra si këto”, tha ai për E! News, duke iu referuar akrobacirave të Cruise. “Kur të bëjë diçka që është në tokë, atëherë po.”

Ndërsa Cruise lavdëroi aftësitë e Pitt në timon, të cilat i kishte zbuluar gjatë xhirimeve të filmit klasik të viteve ’90.

“Është bukur ta shohësh Brad në timon. Është shumë i mirë. Është shofer shumë i mirë. Më besoni, kam garuar me të. Kur po xhironim ‘Interview With the Vampire’, shkonim dhe garonim me  ‘go-kart’. Mbaronim dhe shkonim garonim gjithë natën me ‘go-kart’”, tha ai për CinemaCon 2025 në Las Vegas.

Pitt ia ktheu komplimentin në intervistën e tij ku zbuloi se ai kishte humbur gjatë garave me yllin e “Mission: Impossible”: “Më mundi në fund. Duhet ta pranoj”, tha ai.

Share This Article