Takim me Listën Serbe në Beograd, Vuçiçi njofton platformë të përbashkët me serbët e veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi ndërtimin e një platforme për adresimin e shqetësimeve të serbëve në Kosovë.

Pas një takimi me përfaqësuesit e Listës Serbe, ku i pranishëm ishte dhe i sanksionuari nga SHBA dhe Britania, Milan Radoiçiç, Vuçiç tha se pas një jave do të dalë me konkluzionet e përbashkëta në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës dhe të gjitha zhvillimet e ardhshme që prekin serbët e Kosovës.

Presidenti përsëriti faktin që Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet e 23 prillit për komunat veriore, ndërsa sqaroi se në platformë do të përfshihen masa sigurie, politike, ekonomike dhe sociale për serbët e Kosovës.

Share This Article