Takim Trudeau-Biden mbahet muajin e ardhshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Justin Trudeau dhe Joe Biden zhvilluan sot një bisedë telefonike “të ngrohtë”, gjatë të cilës ata vendosën të takohen, si virtualisht ashtu dhe fizikisht muajin e ardhshëm, njoftoi zyra e kryeministrit kanadez.

Gjatë bisedës prej 30 minuta, presidenti amerikan dhe Trudeau ranë dakord për t’u takuar muajin e ardhshëm për të çuar përpara punën e rëndësishme të rinovimit të miqësisë së thellë dhe të qëndrueshme midis Kanadasë dhe SHBA-së.

Shtëpia e Bardhë theksoi se në këtë bisedë telefonike theksi u vu në rëndësinë strategjike të marrëdhënieve SHBA-Kanada dhe në forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër pandemisë, mbrojtjes, lidhjeve ekonomike dhe lidershipit global për të adresuar ndryshimin e klimës.

Biden dhe Trudeau diskutuan vizionin e tyre të përbashkët për një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike dhe ranë dakord të punojnë së bashku për të arritur emetimet zero.

”Biden pranoi zhgënjimin e Trudeau për vendimin e tij për të revokuar lejen për tubacionin e diskutueshëm Keystone XL”, theksoi Shtëpia e Bardhë.

Share This Article