Takime me Ramën e Begajn dhe përfaqësues të drejtësisë, Blinken përfundon vizitën 8 orëshe në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Bliken ka përfunduar vizitën e tij 8 orëshe në Tiranë dhe është nisur drejt aeroportit të Rinasit, për t’u larguar nga Shqipëria.

Blinken u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm, Igli Hasan, ambasadori shqiptar në SHBA dhe disa zyrtarë të tjera, ndërsa e nisi vizitën me një takim në Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Ndalesa e radhës e Sekretarit ishte Presidenca. Takimi me presidentin, Bajram Begaj zgjati jo më shumë se 15 minuta.

Më pas u takua me disa rinj te Piramida, aty ku mbajti edhe një fjalim së bashku me kryeministrin dhe ku zhvilloi disa takime të shkurtra me përfaqësuesit e drejtësisë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pas një takimit me Ramën, palët dolën në një konferencë për mediat, e cila zgjati përfundoi në orën 18:40.

Në këtë orë, eskorta u nis drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

Share This Article