Takimi i Brdo-Brijunit, Meta: Më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta merr pjesë sot në përvjetorin e 10-të të takimit të udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Në këtë takim janë të pranishëm edhe presidentët e vendeve të rajonit.

“Kënaqësi të marr pjesë sot në takimin e 10 të udhëheqësve të Procesit Brdo-Brijuni, që organizohet në Brdo, Slloveni. Faleminderit Presidentit Pahor dhe Presidentit Milanoviç për organizimin dhe mikpritjen e ngrohtë”, u shpreh Meta në një reagim në rrjetet sociale.

“Ky takim i rëndësishëm sot i udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, theksoi më tej Meta.

Share This Article