Takimi i dytë nën drejtimin e Gazment Bardhit/ Deputetët e PD dhe aleatët mblidhen sërish në Kryesinë e Kuvendit, në fokus…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një takim me dyer të mbyllura po zhvillohet sot ku marrin pjesë Gazment Bardhi dhe Sali Berisha si dhe deputetëve që i mbështesin. Ky është takimi i dytë i cili u paralajmërua në takimin e një jave më parë, ku morën pjesë 43 deputetë të PD.

 Ditën e  sotme deputetët pritet të firmosin kërkesën që do t’i drejtohet Kuvendit për të ngritur komisionin për hetimin e koncensioneve në shëndetësi, për hetimin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS, dhe komisionin për hetimin e konfliktit të interesave për pushtetarët.

Në këtë mbledhje marrin pjesë më shumë se 33 deputetë, por nuk ka konfirmim për numrin e saktë.

Share This Article