Takimi i liderëve, marrëveshje vetëm për zgjedhjet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përveç datës së zgjedhjeve, liderët politik në takimin me presidentin Stevo Pendarovski, nuk janë marr vesh për asgjë tjetër konkrete.

Kodi Zgjedhor, Regjistrimi i Popullsisë dhe Ligji për Prokurorinë Publike do të presin ditë me të mira. Kryeministri Zoran Zaev thotë se deri në zgjedhje ka kohë të mjaftueshme për përfshirjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së.

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski thotë se modeli zgjedhor do të diskutohet pas zgjedhjeve të 12 prillit 2020.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se rëndësi ka protokolli i NATO-s dhe Ligji për Mbrojtje, ndërsa para regjistrimit rëndësi ka data e zgjedhjeve.

Lideri i opozitës shqiptare, Ziadin Sela thotë se zgjedhjet nuk e pengojnë regjistrimin e popullsisë.

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami parashikon që regjistrimi i popullsisë do të bëhet nga Qeveria e re, ndërsa kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi vlerëson se nuk mund të ketë regjistrim në kohë të zgjedhjeve. Mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, pas takimit që Zaev kishte me partnerët e koalicionit deklaroi se opozitës i është ofruar propozimi i prokurorit për ndjekjen e korrupsionit të lartë, duke kërkuar që Kuvendi të miratojë Ligjin për shërbim në Prokurori që të mund prokurorëve special t’i paguhen rrogat të cilat akoma nuk i kanë marrë.

Share This Article