Takimi i Mitsotakis me minoritetin grek, Hoxha bën paralajmërimin e fortë dhe hedh dyshime të forta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nje dite me pare kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një takim me komunitetin grek në Himarë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur gazetari investigative Artan Hoxha, i cili u shpreh se ky takim u shfrytëzua politikisht nga kryeministri grek.

Po ashtu gazetari u shpreh se edhe Rama e shfrytëzoi këtë takim, duke bërë disa batuta sipas tij bajae me peshëngritësin Pirro Dhima.

Ndër të tjera Hoxha tha se në këtë takim nuk u diskutuan problematikat kryesore që shqetësojnë të dyja palët, siç janë çështja e pronave të çamëve, problem i varrezave, çështja e detit etj.

Dhe në mbyllje të fjalës së tij gazetari tha se pasojat e këtij takimi do të shihen në zgjedhjet e 14 majit.

“Pasojat e kësaj vizite do t’i shikoni në zgjedhjet e 14 majit.” – tha ai.

Share This Article