Takimi i thirrur nga Borell, BE thirrje Kurtit dhe Vuçiçit: Pranoni pa kushte ftesën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

BE i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të pranojnë “pa kushte” ftesën për të marrë pjesë në takimin e thirrur në Bruksel.

Në një konferencë për mediat, zëdhënësi i BE, Peter Stano tha se data e takimit nuk  është caktuar ende, kjo për shkak se as Kurti dhe as Vuçiç nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Data nuk është caktuar ende sepse palët nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Borrell pret një sjellje më të përgjegjshme nga dy liderët. BE pret që ata të vijnë pa kushtëzime. Blloku evropian po e përcjell situatën për të parë se a janë palët e gatshme për të gjetur zgjidhje”, tha Stano.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiçin për një takim në Bruksel gjatë kësaj jave, për t’u ulur në tryezën e dialogut, në një kohë kur situata mes Kosovës dhe Serbisë mbetet mjaft e tensionuar.

Megjithatë dy liderët nuk janë treguar shumë optimistë për të marrë pjesë në takim, ku Kurti u shpreh këtë të hënë (19 qershor) se nuk e kishte vendosur ende nëse do të ishte i pranishëm. Ai tha se do të marrë një vendim pasi shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd të takojë policët e Kosovës, dhe pasi të mësojnë mbi gjendjen e tyre. Po ashtu edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel.

Share This Article