Takimi i vdekjes, media greke pas ekzekutimit të 6 shqiptarëve: Mosmarrëveshja vjen nga burgu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një takim që rezultoi fatal apo një pritë e paracaktuar? Këto janë dy versionet fillestare të autoriteteve greke lidhur me masakrën në Lutsa ku mbetën të vrarë 6 shqiptarë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mund të jetë një mosmarrëveshje me origjinë nga brenda burgjeve.

Forcat e EL.AS-it të mbërritura në vendngjarje gjetën gëzhoja të pistoletës 9-krahëshe, ndërsa janë vënë në kërkim të një motori dhe një automjeti me të cilët janë arratisur autorët.

Autorët kanë vënë në shënjestër një automjet me targa gjermane, të cilat rezultuan se ishin false dhe kanë ekzekutuar brenda Fordit 5 shqiptarë, ndërsa i gjashti, shoferi, u gjet i vdekur jashtë makinës.

Sipas banorëve që ishin dëshmitarë të ngjarjes së rëndë janë dëgjuar mbi 100 të shtëna dhe dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri.

Thirrja fillestare në qendrën EKAB është bërë në orën 18:31 , mbërritja në vendngjarje në orën 18:41 , me një makinë dhe një njësi të lëvizshme mjekësore.

Hetimet paraprake për rastin janë ndërmarrë nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës.

Share This Article