Takimi informal i paralajmëruar nga Rama, krerët e rajonit dhe komisioneri i BE nesër në Tiranë! I pranishëm edhe zv.kryeministri i Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Takimin me krerët e rajonit dhe komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhely, kryeministri Edi Rama e lajmëroi në kuadër të turit ballkanik që zhvilloi në vendet e rajonit lidhur me Procesin e Berlinit.

E kur përgatitjet kanë nisur për Samitin e Procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në Tiranë me 16 tetor të këtij viti, në takimin informal të ditës së nesërme (17 korrik) siç mëson RTSH, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar komisioneri BE-se Oliver Varheli, kryeministri i Malit të Zi, i Maqedonisë se Veriut, ajo e Serbisë, ndërsa sipas burimeve i pranishëm do të jetë edhe zv. kryeministri i Kosovës.

Por çfarë është Procesi i Berlinit

Iniciativa synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një nismë e vitit 2015 për të mbështetur integrimin në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Bosnje Hercegovina, Mali i zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

E prezantuar me 28 gusht nga kancelarja Anglea Merkel, Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Europian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare, bazuar në miratimin e akuis komunitar, apo tërësia e të drejtave dhe e detyrimeve të përbashkëta që i bashkon të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Share This Article