Takimi Kim-Nano/ Ambasadorja: SHBA ju mbështet, mos u ndikoni nga faktorë të jashtëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas përfundimit të takimit mes ambasadores Amerikane, Yuri Kim dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano kanë dalë në një deklaratë për mediat. Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka konfirmuar edhe një herë bashkëpunimi Shqipëri-Amerikë. Kim u shpreh se Policia e Shtetit nuk duhet të ndikohet nga faktorët e jashtëm dhe se do të ofrohet mbështetje për Shqipërinë. Ambasadorja amerikane theksoi rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut.

“Erdha për ta takuar përgëzuar për pozicionin e ri zotin Nano. Konfirmoj se bashkëpunimi i SHBA-së për çështjet ligjore është i rëndësishëm, do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje, duke përfshirë pajisje, trajnime etj. Diskutuam rëndësinë që policia të rrisë besimin e publikut me integritetin e tyre. Nano dhe unë jemi mbështetës të fortë të prezencës së policisë. E dimë që policia ndërmer rreziqe të mëdha, qoftë dhe duke rrezikuar jetën,  për të ruajtur ligjin e shtetin. Diskutuam si mund të sigurohet ligjshmëria, pa u ndikuar nga faktorë të jashtëm”, tha Kim.

Share This Article