Takimi Kurti-Vuçiç/ BE publikon agjendën: Cili do të jetë fokusi i bisedimeve?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të enjten e 14 Shtatorit pritet të mbahet takimi në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë për cështjen e dialogut dhe thellimin e marrëveshjeve mes tyre.

Vetëm dy ditë larg takimit, Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën sipas të cilës do të zhvillohet edhe vizita e dy liderëve të shteteve ballkanike.

Do të jetë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, i cili do të presë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në njoftimin e saj, BE shkruan se Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00. Më pas, këto takime, sipas axhendës pritet të pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh.

Në njoftimin për agjendën thuhet se “takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.”

Me përfundimin e takimeve, Borrell ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media.

Kujtojmë se Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës. Pas shpërthimit të tensioneve në veri të vendit, takime të nivelit të lartë s’janë mbajtur përveç atyre të nivelit teknik.

Share This Article