Takimi me ambasadoren e Izraelit, Kurti shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve nga Hamasi: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot (1 Shkurt) në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv. ZKM ka dhënë detaje rreth këtij takimi.

Kurti dhe Ziv kanë folur për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë.

“Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve që sot shënojnë tre vjetorin e vendosjes së tyre dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë. Në këtë drejtim, ata diskutuan rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë”, tha Kurti.

Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për vendimin e Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.

“Më tej, kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit”, tha Kurti.

Po ashtu Kryeministri i Kosovës i ka shprehur ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamas teksa theksoi mbështetjen e Qeverisë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, dhe uroi që së shpejti do të mund të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm i përhershëm.

Share This Article