ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në 7 hours ago
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City 7 hours ago
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia 7 hours ago
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar 7 hours ago
Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Takimi me ambasadorin Britanik/ Emigracioni masiv dhe tkurrja drastike e popullatës në Kukës

albnews by albnews
13 October, 2022
in Albania, Opinion
0
Takimi me ambasadorin Britanik/ Emigracioni masiv dhe tkurrja drastike e popullatës në Kukës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

*Nga Admir Sinamati

Doktrina që studion demografinë globale thotë, se shkaqet kryesore që stimulojnë emigracionin nga një vend është lufta dhe uria.

RelatedPosts

Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat!

Parashqevi Simaku mbush 59 vjeç, mesazh emocional të birit: Të dua Luke…

Të ardhurat e bankave nga interesat pësojnë rënie për herë të parë në pesë vjet

Ne shqiptarët, emigracionin masiv te parë e kemi të dokumentuar pas vitit 1468, kur Arbëria ra në duart e pushtuesit otoman.

Asokohe, rreth 200.000 shqiptarë kaluan detin dhe u vendosën ne jugun e Italisë.

Pas kësaj kohe, shqiptarët u detyruan për rreth 500 vite të kenë rrjedhje të popullatës në drejtim të vendeve më të zhvilluara, një pjesë në formën e emigrimit sezonal ndërsa një pjesë emigrim i përhershëm për shkak të mungesës së shpresës.

E njëjta gjë i ndodhi Shqipërisë gjatë viteve të para postkomunizëm, pasi varfëria dhe uria ishin kryefjalë e ditës dhe për këtë arsye gati 500.000 qytetarë shqiptarë u larguan nga vendi në pak vite.

Por a pati rikthim të shqiptarëve nga emigracioni për në vendin e tyre?

Sipas projeksioneve të Qendrës Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), në periudhën 2007-2012 janë kthyer në Shqipëri 18% deri në 22% emigrantëve shqiptarë në Greqi, ekuivalente me rreth 180,000 individë.

Me 1923 Shqipëria kishte një popullatë prej rreth 814,380 banorësh.

Me këtë trend shpopullimi mendohet, se pas 20-25 vitesh popullsia jonë do të bjerë ne nivele të tilla, pasi vetëm pas vitit 2013 statistikat tregojnë, se nga Shqipëria janë larguar afërsisht rreth 600.000 shqiptarë.

Po kush janë shkaqet që i detyrojnë shqiptarët, e në mënyrë të veçantë veriorët, të largohen nga vendi?

Tre nga këta faktorë kanë lidhje të drejtpërdrejtë me qeverisjen e vendit .

1. Faktori politik

2. Faktori ekonomik

3. Faktori psiko-emocional

Shqipëria aktualisht nuk po qeveriset, por po sundohet nga një klikë e të korruptuarve.

Qeveritarët tanë nuk janë as socialistë e aq më pak të majtë. Por janë kleptokratë të demonstruar me prova dhe fakte të hapura.

Deformimi i dhunshëm i votës është një fakt tronditës, i cili është shoqëruar me:

– rritje galopante të borxhit publik,

– rritje të nivelit të korrupsionit dhe krimit,

– mungesa dhe mosbesimi te Drejtësia,

– dhuna shtetërore ndaj qytetarëve,

– largimet selektive nga puna dhe mospunësimi në bazë meritokracie profesionale,

– dështimi dhe dëmtimi i sistemit arsimor,

– destrukturimi i sistemit dhe infrastrukturës shëndetësore,

– mungesa e investimeve ne tërësi dhe atyre jetike në veçanti (mungesa e vendeve të lira të punës, mosrritja e pagave dhe pensioneve).

Ne rrafshin lokal qeveria ka qenë tërësisht selektive dhe përbuzëse ndaj Veriut të Shqipërisë, pasi janë zona që kanë votuar në masë kritike të djathtën politike, ku ka mungesë të theksuar të investimeve dhe financimeve.

Ajo mbylli të vetmen hapësirë universitare që ishte në Kukës, degët lokale universitare të UT-së me të ardhur në pushtet.

Punësimet e mësuesve tërësisht të kontrolluara në bazë të kriterit të bindjes politike, shkatërroi nivelin e arsimit duke ulur në mënyrë drastike edhe numrin e nxënësve.

Reforma territoriale, reformimi i institucioneve rajonale dhe lokale solli largimin e shumë prej këtyre dikastereve nga qytetet veriore, duke larguar shërbimin nga qytetari.

Dhuna ndaj drejtuesve të dikastereve,-shumë drejtues me vizion qytetar dhe profesional janë larguar nga vendi duke qenë të punësuar në nivel drejtor institucionesh, pasi nuk e përtypnin faktin e te qënurit “taksidarë” dhe “taksapagues” te shefi politik lokal.

– Drejtimi me dorë të fortë, larg gjithë parimeve demokratike dhe pavarësisë institucionale ka bërë që drejtuesit aktualë në Kukës ose të jenë anonimë ose pa asnjë aftësi vendimmarrëse të pavarur, gjë e cila ka ulur tmerrësisht besimin qytetar te qeverisja.

– Ndikimi i drejtpërdrejtë mbi çdo emërim apo largim nga puna i drejtuesit politik të qeverisë në rajonin e Kukësit për motive qartësisht politike është shumë e dukshme dhe e prekshme.

– Punësimi dhe përdorimi i patronazhistëve si mbikëqyrës të pëlqimeve apo qëndrimeve publike të qytetarëve ndaj opozitës, përbën një rast tipik përndjekjeje shtetërore, që menduam, se e kishim lënë pas.

Si intelektual dhe si politikan, ndjehem kokëulur sot para Jush Shkëlqesi Ambasadorë, pasi pavarësisht se jemi në vitin 2022 ende sot diskutojmë përballë jush si lypsarë, ku Qeveria Britanike dhe populli britanik, Ne shqiptarëve, përveçse na ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në përballimin e tranzicionit postkomunist, ashtu edhe ndihmë direkte për çlirimin e Kosovës.

Qeveria jonë me të gjitha cilësitë më negative të mundshme nuk ngurron të paguajë persona në kërkim nga drejtësia me rreth 80.000 USD në ditë. Vjedh dhe abuzon (vetëm me Inceneratorët imagjinarë -420 milion USD), rrit borxhin me rreth 40% në dy mandate për të abuzuar e vjedhur, si dhe nuk merr asnjë masë për të frenuar largimin e rinisë dhe popullatës nga vendi, duke u shndërruar në bezdi dhe barrë të rëndë edhe për komunitetin britanik.

Vij në emër të PD dhe opozitës për T’iu falënderuar për këtë ndihmë miqësore me qëllim të mbarë, duke Ju siguruar mbështetjen tonë të pakufizuar të projekteve Tuaja këtu në Kukës, Has e Tropojë.

Gjithashtu Ju sugjeroj, të Jeni shumë vigjilentë në mbikëqyrjen e rreptë të projekteve të ofruara nga drejtuesit aktualë të pushtetit lokal.

Një kryetar bashkie që ka marrë nga buxheti i shtetit një financim 5 milionë euro për një sistem drenazhimi, i cili nuk është bërë kurrë, mund të konsumojë mashtrime të tilla pafund.

Do Ju sugjeroja, që fondet e akorduara nga Qeveria dhe populli britanik të adresohen, para së gjithash dhe mbi të gjitha, në projekte që kanë si qëllim:

1. Nxitjen e punësimit në sektorë agropërpunues, agroturizëm dhe ferma të vogla për fshatin

2. Kurse kualifikimi dhe shkollimi në profesione të ndryshme në qytete.

3. Hapje ndërmarrjesh të vogla me fokus prodhime artizanale dhe kinkalerie.

4. Stimulimin dhe nxitjen e investimeve të huaja, pra prani të kompanive ndërkombëtare në Kukës

5. Stimulim dhe mbështetje financiare për median dhe gazetarinë e pavarur, me qëllim transparencën dhe informim të ndershëm të qytetarëve.

6. Ndikim i drejtpërdrejtë te qeveria britanike për ta trajtuar Veriun e Shqipërisë me prioritet me viza pune sezonale në Britani.

7. Dhënie e lejeve të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë që janë me qëndrim të paligjshëm në GB, me synimin e vetëm: shmangien e trafikut kriminal.

8. Asistencë financiare dhe këshillimore emigrantëve shqiptarë që pranojnë, të kthehen në vendin e tyre në mënyrë vullnetare.

9. Asistencë mjekësore, psikiatrike dhe psikologjike, për individët kanë pësuar trauma psikologjike dhe psikiatrike gjatë kohëqëndrimit në Britani.

10. Ndihmë dhe asistencë financiare për mjekët, mësuesit dhe personelin mjekësor që punojnë në zona të largëta dhe në kushte të vështira pune.

11. Ndihmë financiare për projektet në mbrojtje të mjedisit dhe ujërave.

12. Mundësimin e pranisë së një banke britanike në Kukës për të shërbyer si mundësi shmangie të lëvizjes së paligjshme të parave CASH nga Britania në Shqipëri dhe anasjelltas.

13. Asistence financiare për programe kulturore, aktivitete sportive dhe mbrojtjen e trashëgimisë.

Por a janë të mjaftueshme këto para që Ju i jepni kësaj pjese të popullsisë shqiptare për të përballuar këtë mënxyrë?!

Ne mënyrë sasiore absolutisht jo, por cilësisht si shenjë përkujdesjeje dhe orientimi do të jetë një ndihmë bujare, që do t’i bëjë shumë shërbim kësaj treve; ndaj edhe një herë

FALEMINDERIT !

*Kryetar i PD Kukës, fjala e mbajtur në takimin e sotëm në Kukës, organizuar nga Ambasadori i Britanisë së Madhe

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

1 September, 2025
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

1 September, 2025
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

1 September, 2025
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result