Takimi me amerikanët, Basha: Shqipëria në udhëkryq pas 25 prillit, diskutuam zgjedhjet, integrimin dhe Kosovën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas takimit me delegacionin e Sanatit Amerikan në selinë blu, Basha u tha gazetarët se për çfarë bisedoi me ta.

Ai u shpreh se çështjet në  fokus ishin dy: situata politike në vend dhe zhvillimet në Kosovë, duke thënë se Rama është i vetmi përgjegjës vendi është jashtë dyerve të Evropës.

Basha: Njëra nga çështjet ishte me demokracinë shqiptare, udhëkryqi që ndodhet aktualisht vendi pas masakrës së 25 prillit dhe rolin e Partisë Demokratike dhe të opozitës në Parlament, për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit. Sigurisht përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen zgjedhjet, nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar, apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh ku do të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të fundit.

Çështja tjetër ka të bëjë me rajonin, në veçanti me situatën e provokuar me planin e ringjalljes serbe, përmes proceseve si ai i Novi Sadit dhe nevojës për të forcuar praninë politike amerikane. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe sovranitetin e Kosovës, dhe njohjes reciproke si guri i fundit i stabilitetit të rajonit. Miqtë u interesuan dhe përsa i përket procesit të integrimit evropian, të cilin e mbështesin plotësisht dhe për konfuzionin e krijuar përmes mosperformancës së autokratëve të Ballkanit duke nisur nga ky i Tiranës.

Basha me Amerikanët: Shqipëria në udhëkryq pas 25 prillit,
Share This Article