Takimi me liderët politikë, Osmani: Kurti ka kërkuar edhe një takim, presim deri në 5 nëntor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar takimi mes liderëve politikë dhe presidentes Vjosa Osmani për të caktuar mandatarin e dytë.

Pas takimit, Osmani deklaroi se deri me datë 5 nëntor do të jetë në pritje dhe në komunikim me liderët politikë për të kuptuar nëse ka ndonjë shumicë të re parlamentare.

Ajo tha se ka diskutuar edhe për buxhetin e ri dhe marrëveshjet qe lidhen me Planin e Rritjes së BE-së. Osmani tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar edhe një takim deri në përfundim të afatit të mërkurën.

E pyetur nga A2 CNN, nëse ka pasur diskutime për çështjen e postit të presidentit meqë është në fund të saj, Osmani tha se ka pasur diskutime ashtu sikurse është hedhur ideja që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli gjë që e mbështet edhe ajo por që kërkohet të bëhen ndryshime kushtetuese. 

Share This Article