Takimi me Ramën, Blinken: SHBA mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken priti në një takim në Uashington Kryeministrin Edi Rama.

Në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat, Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se Rama-Blinken festuan 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se Sekretari Blinken i shprehu Kryeministrit Edi Rama mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sekretari vuri në dukje bashkëpunimin e fortë të Shqipërisë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe falenderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus.

Sekretari përsëriti mbështetjen e SHBA për pranimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, ndërsa theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ndërsa Sekretari Blinken, në një postim në Twitter pas takimit me kreun e qeverisë shqiptare, shkruan se “me kënaqësi prita Kryeministrin Edi Rama për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Mezi presim 100 vitet e ardhshme”.

Share This Article