Burime diplomatike greke bëjnë me dije se çështja Beleri ishte në qendër të kontakteve të ministrit të Jashtëm grek Georgios Gerapetritis me zyrtarë të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.
Kryediplomati grek ka takuar sot në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel, presidentin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister me të cilin ka diskutuar për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, nevojën që Shqipëria të respektojë rregullat e shtetit ligjor dhe çështjen lidhur me ndalimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleris.
Çështja e ndalimit të Belerisit u shtrua nga ministri i Jashtëm edhe në takimin që pati në selinë e Komisionit Evropian me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ku theksoi rëndësinë e zgjidhjes së menjëhershme të saj.
Në takim u diskutua edhe për çështjet e zgjerimit, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, perspektivat e marrëdhënieve euro-turke pas zgjedhjeve në Turqi, çështja e Qipros dhe aspektet e çështjes së emigracionit.
Gjatë takimit, Gerapetritis prezantoi qëndrimet greke për zhvillimet në Mesdheun Lindor, rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve BE-Egjipt, por edhe për marrëdhëniet greko-turke, pas Samitit të Vilniusit.