Takimi në Bruksel, Kurti akuzon Serbinë: Keni kryer tre gjenocide ndaj shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në takimin që po zhvillohet në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç për kryerjen e tre gjenocideve ndaj shqiptarëve.

Mediat në Kosovë shkruajnë, se Kurti i ka rikujtuar Vuçiçit se gjenocidi i parë ka ndodhur në vitin 1878 dhe i fundit në 1999.

Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiçit. Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor, kur procesi i dialogut, i cili u ndërpre në shtator të vitit 2020, rifilloi.

Takimi i parë tregoi se palët kishin dallime të mëdha, megjithatë të dy krerët e dy shteteve u pajtuan që t’i vazhdojnë takimet.

Siç njoftoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiçit do të përqendrohen në përparimin e arritur si dhe në hapat e mëtejmë në procesin e dialogut.

Share This Article