ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 1 hour ago
Trump thotë se nuk dëshiron somalezë në SHBA, ndërsa ICE planifikon operacion në Minesota (video) 2 hours ago
Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet 2 hours ago
Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE 3 hours ago
Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Takimi në formatin Normandi: Ukraina dhe Rusia komunikojnë sërish

albnews by albnews
26 January, 2022
in Bota
0
Takimi në formatin Normandi: Ukraina dhe Rusia komunikojnë sërish
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për herë të parë në krizën e Ukrainës, përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës po takohen me Gjermaninë dhe Francën për bisedime. Kreu i qeverisë ukrainase Jermark tha se ky ishte një “sinjal i fortë”.

Në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, përfaqësuesit e dy vendeve po takohen në Paris për të diskutuar. Në takim marrin pjesë edhe përfaqësues të Francës dhe Gjermanisë. Ky është takimi i parë prej vitesh në të ashtuquajturin format Normandi.

RelatedPosts

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient

Marrëveshja e Minskut u negociua nën kujdesin e Gjermanisë dhe të Francës. Ajo përcakton një rrugë për paqen në Donbass, në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë. Rusia dhe Ukraina e interpretojnë marrëveshjen shumë ndryshe në pika të rëndësishme dhe akuzojnë njëra-tjetrën se nuk e kanë zbatuar deri tani.

Nuk pritet kthesë në qëndrime

Takimi i fundit i vendeve të formatit të Normandisë daton afërsisht dy vjet më parë. Vetë faktin që po zhvillohen bisedimet e Parisit, kryeministri ukrainas Andri Jermak e cilëson si sukses. “Është një sinjal i fortë dhe i fuqishëm që më në fund kemi mundur t’i japim fund bllokimit të formatit të Normandisë. Në fakt po ndodh, të gjithë përfaqësuesit kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre,” tha Jermaku.

Askush nuk pret një kthesë të vërtetë në qëndrime, më e shumta që përfytyrohet është një lehtësim për banorët e Donbassit: hapja e postblloqeve ose shkëmbimi i të burgosurve. Në Donbass, ushtria ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia e vazhdojnë konfliktin prej gati tetë vjetësh. Këta të fundit kanë pushtuar territore rreth qyteteve Luhansk dhe Donetsk. Rreth 13.300 vetë janë vrarë. Mes tyre, 3400 civilë.

Kievi nuk sheh ndërhyrje ushtarake të afërt

Për muaj të tërë, Kievi është ndjerë gjithnjë e më i kërcënuar nga trupat ruse dhe manovrat ushtarake në zonën kufitare të Ukrainës. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye për panik, siguron ndër të tjera ministri ukrainas i Mbrojtjes, Olexi Resnikov.

“Aktualisht, situata në botë nuk ka ndryshuar. Agresioni vazhdon, lufta në Donbass vazhdon, por ne nuk kemi asnjë supozim për të besuar se po zhvillohet një ndëhyrje e hapur ushtarake,” tha Resnikov. “Ne nuk kemi asnjë informacion për këtë. Përse duhet acaruar situata? Telefonojuni kolegëve tuaj dhe i pyesni ata pse po e acarojnë situatën,” u tha ministri i mbrojtjes gazetarëve në Kiev.

Putin, Macron, Merkel und Zelenskiy- takim i formatit Normandie, 09.12. 2019
Putin, Macron, Merkel und Zelenskiy- takim i formatit Normandie, 09.12. 2019

Ukraina kërkon më shumë mbështetje

Kievi gjithashtu e konsideron të parakohshme tërheqjen parandaluese të anëtarëve të familjeve të diplomatëve britanikë dhe amerikanë. Megjithatë, udhëheqësit ukrainas po kërkojnë më shumë mbështetje ushtarake dhe ndihmë financiare nga partnerët e tyre në NATO dhe BE. Siç u njoftua, Shtetet e Bashkuara aktualisht po dërgojnë mbështetje.

“Partnerët tanë më në fund po e rrisin ndihmën ushtarake,” tha Resnikov. Është tashmë avioni i tretë i qeverisë amerikane që mbërrin me ndihma prej 200 milionë dollarësh amerikanë. “Kujtoj gjithashtu se kohët e fundit kemi marrë ndihmë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut”, tha ministri i Mbrojtjes.

“Çdo krizë sjell një moment të së vërtetës”

Shtetet e Bashkuara i kanë lejuar gjithashtu tri Shtetet Baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të rishesin armët amerikane në Ukrainë – për shembull raketa antitank ose raketa kundërajrore Stinger. Gjermania po shqyrton aktualisht lejen që Estonia të rishesë obusët gjermanë në Ukrainë.

Ukraina dëshiron të marrë armë mbrojtëse nga Gjermania, mbështet sanksione të menjëhershme kundër Rusisë dhe mbetet fuqimisht kundër vënies në punë të gazsjellësit gjermano-rus Nord Stream 2 në Detin Baltik, sipas ministrit të Jashtëm Dmytro Kuleba.

Gjermania ka bërë shumë për Ukrainën që nga viti 2014, duke rritur presionin e sanksioneve dhe duke mbështetur reformat dhe ekonominë e Ukrainës, thotë Kuleba. “Por çdo krizë i sjell marrëdhëniet në një moment të së vërtetës. Gjermania dhe Ukraina po përjetojnë një moment të tillë sot, në lidhje me një sërë çështjesh themelore në lidhje me sigurinë dhe të ardhmen e Ukrainës si shtet i pavarur dhe mbi sigurinë euroatlantike në përgjithësi”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla

Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla

3 December, 2025
Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

Trump thotë se nuk dëshiron somalezë në SHBA, ndërsa ICE planifikon operacion në Minesota (video)

3 December, 2025
Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet

Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet

3 December, 2025
Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result