Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në selinë e PD, Sali Berisha është shprehur se në rast se nuk do të ishte ndërmarrë rithemelimi i Partisë Demokratike, atëherë sipas tij, Lulzim Basha do kishte hyrë në aleancë me Edi Ramën.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryetari i kësaj dege në Durrës, Osman Stafa ka theksuar se kjo forcë politike duhet të reagojë ose në të kundër do të konsiderohet e vdekur.
“Situata është e vështire. Si duhet te reagojmë ne? Ne duhet te jemi një. Nëse jo PD ka vdekur. Reagimi qytetar është me i forte se ne. Demokracia është ne piken e vdekjes. Sugjeroj : Reagimi te nise nga deputetet, kryetaret e degëve, Kryesia. Ne duhet te bëjmë një harmonizim”, ka thënë kreu i PD së Durrësit. Sa kaq, Berisha ka thënë se rithemelimi pengoi aleancën e Lulzim Bashës me Edi Ramën.
“Kam shpreh problemin qe rendi demokratik nuk ekziston me. Por jam optimist sepse ne PD-në de fakto e rithemeluam. Ai proces ndodhi ne kushtet e një presioni. Ne ja dolëm. Nëse kjo nuk do te ndodhte sot PD ( prej Bashes) do ishte ne aleancë me PS-në.
Në duhet te angazhohemi për rrëzimin e diktaturës se dyte. Siç e ri themeluam PD tani të kalojmë ne përballje me diktaturën. Kjo është e vështirë por absolutisht e mundshme dhe e suksesshme. Shikoni çfarë veprimesh morri Rama nga paniku i opozitës se vërtete. Tani PD duhet te shpëtoje Shqipërinë”, ka thënë Berisha në takimin pa media.