Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kanë nisur bisedimet në qytetin rus të Soçit, në bregun e Detit të Zi.
Në qendër të bisedimeve mes dy liderëve është marrëveshjen e grurit në Detin e Zi, nga e cila Rusia u tërhoq në korrik. Marrëveshja garantonte kalimin e sigurt të grurit ukrainas nga portet e saj të Detit të Zi.
Lidhur me këtë marrëveshje, sipas CNN, Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është e gatshme të diskutojë për hapje të negociatave për këtë çështje.
Gjithashtu, sipas palës ruse, do të bisedohet për një propozim nga Moska për të furnizuar Turqinë me 1 milion ton drithë ruse, e cila më pas do të shpërndahet në vendet në nevojë, me ndihmën financiare të Katarit, shkruan CNN.
Pas bisedimeve dypalëshe në Moskë me homologun e tij turk javën e kaluar, ministri i Jashtëm Sergej Lavrov përsëriti se Rusia do të ishte e gatshme të ribashkohej me marrëveshjen e grurit të Detit të Zi sapo të shohë garanci se përfitimet e premtuara për Rusinë do të zbatohen.