ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës 6 hours ago
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç 6 hours ago
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez 6 hours ago
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT 6 hours ago
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Takimi Rama-Kurti, Andoni: Të dy kryeministrat kanë ego pushteti, Rama ego ndërkombëtare

albnews by albnews
28 September, 2021
in Albania
0
Takimi Rama-Kurti, Andoni: Të dy kryeministrat kanë ego pushteti, Rama ego ndërkombëtare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Analisti Ben Andoni i ftuar në studion e RTV Ora me gazetarin Sebastian Zonja u shpreh se Kosova duhet të jetë më e kujdesshme për të ardhmen pasi SHBA dhe NATO nuk mund të jenë përjetësisht në kontakt me Kosovën.

“Unë mendoj që Kosova duhet të jetë e kujdesshme për të ardhmen, por më e kujdesshme duhet të jetë Shqipëria sepse historia na tregon që qoftë SHBA por edhe NATO nuk mund të jenë përjetësisht në kontakt“, tha Andoni.

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

BIRN: Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

A e kanë fuqinë amerikanët që t’i vendosin pikat mbi “i” në marrëdhënien shqiptaro-sebre?

Andoni u shpreh se Amerika ka fuqi deri në pjesën e interesit të saj. Sipas tij, Serbia ka një marrëdhënie shumë më të përmirësuar me SHBA.

 “Ata kanë fuqi deri në pjesën e interesit të tyre. Interesi i tyre është i ngërthyer, interesi ekonomik është paralel me interesin politik.  Serbia më duket gjithë këto vite jo vetëm është e përkëdhelura e BE, por gjithmonë e më shumë ka një marrëdhënie shumë më të përmirësuar me SHBA se sa ne e mendojmë. Në asnjë moment nuk kemi parë diskurs agresiv nga ana e SHBA-së përveç thirrjes së dy palëve që të ulen. Në mendimin tim, zoti Kurti ka vepruar mirë”, tha Andoni.

Rama vizitoi Kosovën dje (27 shtator) dhe mbajti një konferencë të përbashkët për shty me homologun e tij, Albin Kurti. Sipas zotit Andoni, Kosova gjithnjë e më shumë nuk e shikon si vendin amë Shqipërinë.

“Zoti Rama dje më shumë ka përcjellë fuqinë e vendit amë, atë që ne na mungon dhe që edhe nën drejtimin e tij Shqipëria nuk e ka treguar dhe për fatin e keq edhe zoti Kurti me gjithë retorikën bashkuese që ka mbajtur para ardhjes si kryeministër nuk e ka respektuar shumë. Shqipëria gjithnjë e më shumë nuk shikohet si vendi amë në Kosovë. Zoti Rama përdori metaforën e vëllait të madh, ndërsa zoti Kurti ishte gjithnjë e më i ftohtë në protokollin e tij për ta pritur këtë marrëdhënie“, tha Andoni.

I pyetur nëse  ka marrë fund ftohja mes Ramës dhe Kurtit, Andoni u shpreh se të dy kryeministrat kanë ego pushteti, por Rama tashmë ka arritur ego ndërkombëtare.

“Nuk e besoj sepse të dy kanë ego shumë të madhe pushteti, zoti Rama pothuajse e ka ushqyer tani egon e pushtetit. Besoj se tani duhet të ketë ego ndërkombëtare. Zoti Kurti akoma nuk e ka arritur atë. Gjithmonë e më shumë Kosova ka një sens për t’u larguar nga Shqipëria“, tha Andoni.

Andoni u shpreh në fund të intervistës se ne duke ju referuar Shqipërisë dhe Kosovës jemi një.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

27 September, 2025
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

27 September, 2025
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

27 September, 2025
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result