ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin 5 hours ago
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona 5 hours ago
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Takimi Trump-Zelensky, “starti” i një krize të thellë mes SHBA-ve dhe Europës?

albnews by albnews
1 March, 2025
in Bota
0
Takimi Trump-Zelensky, “starti” i një krize të thellë mes SHBA-ve dhe Europës?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ajo që ndodhi të Premten në Shtëpinë e Bardhë është padiskutim një moment kyç për politikën globale. Marrëdhënia së fundmi e ‘koklavitur’ mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij të Shteteve të Bashkuara Donald Trump tanimë ka marrë nuanca dramatike. Ngritje tonesh, kritikë dhe paralajmërime në takimin e djeshëm në Washington, ku prezent ishte edhe JD Vance.

Deklaratat e mëhershme të Trump ndaj homologut të tij prekën “kulmin” në Zyrën Ovale, ku tashmë vihet në diskutim jo vetëm raporti Ukrainë-SHBA, por edhe SHBA-Europë.

RelatedPosts

Ishte nisur drejt Amerikës, kapet ngarkesa me 12 ton kokainë, rekord historik

Nis gjyqi për vrasësin e Ilaria Sulës, nëna e autorit gati të bashkëpunojë me drejtësinë për ulje të dënimit

Një grua në SHBA vodhi veturën nga qendra e rehabilitimit, policia nuk mundi ta kapte deri në Meksikë

Takimi Macron-Trump, para ca ditësh

Pa vonesë, shumë liderë europianë shprehën hapur mbështetjen e tyre ndaj Zelenskyt, gjë që përforcon bindjen se ky takim është vetëm pikënisja e një krize mes BE-së, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara.

A do të ketë Trump të njëjtin “përkushtim” ndaj çështjes së luftës, apo bisedimet e nisura në Arabinë Saudite do mbeten aty, pa asnjë lloj hapi më tej?! Ka shumë dyshime, për aq kohë sa në deklaratat e tij, Trump ka theksuar se kërkon të forcojë marrëdhënien me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Ai më respekton mua!”, i tha Keu i Shtëpisë së Bardhë Zelenskyt, duke e paralajmëruar se nëse nuk pranon kushtet, atëherë do e ketë të gjithë situatën vetë në dorë.

Siguria në Ukrainë po shkon drejt një momenti të dytë kritik dhe për këtë janë tejet të shqetësuar edhe europianët. Nuk është problemi vetëm te dështimi i marrëveshjes për mineralet e rralla, por edhe te skepticizmi që Zelensky ka ndaj Putinit, i cili sipas tij nuk pyet për rregulla apo kontrata. Prandaj, ai kërkoi garanci nga amerikanët.

Foto nga takimi i djeshëm Trump-Zelensky

Ka dy “skenarë” për mënyrën si mund të vijojë e gjitha, së pari Zelensky t’i bindet Trumpit dhe ta përcaktojë si “observatorin e tij politik”, ose të startojë një krizë globale politike ku ende nuk është e qartë se kush do mbajë anën e kujt. Aktualisht, nuk ka lëshime nga ana e Zelenskyt. Në një reagim të fundit, ai nuk ka shprehur aspak pendesë për retorikën e tij ndaj Trump, por ka ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen amerikane që prej nisjes së luftës.

“E respektoj Presidentin dhe popullin amerikan. Mendoj se duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë të sinqertë. Nuk jam i sigurt që të kemi bërë diçka të keqe. Thjesht dua të jem i sinqertë dhe dua që partnerët tanë ta kuptojnë saktë situatën”, është shprehur Zelensky.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

12 November, 2025
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

12 November, 2025
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result