Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka komentuar takimin mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cramon shkruan se Vuçiç mund të ketë pranuar të takojë Zelenskyn dhe t’i ushtrojë presion Ukrainës që mos ta njohë Kosovën.
“Ka shumë të ngjarë që Vuçiqi ka pranuar ta takojë Zelenskyn, që të ushtrojë presion mbi Ukrainën: armë për të mos e njohur Kosovën. Shpresoj që Zelensky e kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, ka shkruar ajo, citon Koha Ditore.