Takimi Zaev-Mickoski, reagon Sela

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deri sa në Qeveri po zhvillohet takimi mes kryeministrit, Zoran Zaev dhe liderit të opozitës Hrictijan Mickoski.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar ne profilin e tij në Facebook, duke shkruar për padrejtësinë kundrejt partive tjera, e sidomos atyre shqiptare.

“Kur i duhen votat e shqiptarëve, takim me gjith liderët e partive politike. Kur i duhet shteti, takim vetem me liderin partner qe ka për shtetin- Mickovskin.Prandaj, JO shoqëri e përbashkët për të gjithë, por shtet për të gjithë”, ka shkruar Sela.

Ndryshe, në takimin e liderëve pritet të diskutohen më shumë çështja ndër të cilat zgjedhjet presidenciale si dhe fati i Prokurorisë Speciale. Zaev dje tha se takimi nuk është i formatit në të cilin duhet të marrin pjesë më shumë liderë të partive, pasi për të me rëndësi është të flas siç tha ai me shefin e opozitës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply