Takohen Ahmeti-Zaev, arrihen bazat për përparim në marrëveshjen e koalicionit për Qeveri të re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, zhvilluan takim pune dhe konstatuan se ekzistojnë bazatë mira për përparim.

Sot pasdite përfundoi takimi i punës në mes të BDI-së dhe LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi”, në të cilin morën pjesë kryetarët Zoran Zaev dheAli Ahmeti  dhe Sekretarët partiak, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi.

Takimi u realizua pas dhënies së mandatit të Zoran Zaev nga Presidenti Pendarovski për formimin e Qeverisë me mandat katërvjeçar.

Në takimin konstruktiv dhe produktiv që zgjati tre orë janë arriturbazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re evropiane të përkushtuar në integrimet evropiane, nëekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit.

Bisedimet mes dy partive do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në niveltë Sekretarëve partiak.

Share This Article