Paris Saint-Germain tashmë e ka vënë Kylian Mbappen para dy opsioneve që duhet t’i zgjedhë para 1 gushtit.
Sulmuesi francez duhet të përcaktohet se a dëshiron të largohet në këtë verë nga klubi apo do të rinovojë kontratën e tij së paku deri në vitin 2025.
Por, Mbappe ka bërë të ditur deri më tani se ai dëshiron të qëndrojë në ekip deri në përfundim të kontratës së tij, për t’iu bashkuar Real Madridit si i lirë në verën e vitit 2024.
Ky opsion është i papranueshëm nga PSG, që tashmë po planifikon ta shesë sulmuesin nëse vazhdon ta ketë një ide të tillë.
Madje, sipas asaj që raporton Marca, Nasser Al-Khelaifi është takuar me presidentit e Tottenhamit, Daniel Levy.
Tashmë është e ditur se Spurs mund të mbeten po ashtu pa Harry Kane në vitin 2024 – atëherë edhe kur i përfundon kontrata.
Manchester United dhe Bayern Munich janë skuadrat më të interesuara, ndërsa Tottenhami po kërkon mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.
Sulmuesi ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën, andaj Levy ëshët i interesuar që ta shesë në këtë afat.
Në këtë situatë, presidenti i PSG-së ka kontaktuar me atë të Tottenhamit, duke shikuar mundësinë e shkëmbimit të lojtarëve.
Por, klubi anglez e di se do t’i duhet të paguajë klubit parisien edhe një shumë të parave, gjithmonë nëse një marrëveshje do mund të realizohej.