Takon nënën pas 7 vitesh, emigranti në Angli tregon momentin: Humbi ndjenjat, e mora në krahë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ismail Murrani ka takuar nënën e tij pas 7 vitesh, pasi ndodhej si emigrant në Angli dhe nuk kishte dokumenta. Ai e ka surprizuar të ëmën së bashku me vajzën e tij, Ildën dhe momenti emocionues është bërë shumë viral në rrjetet sociale.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar të gjithë detajet e këtij çasti të veçantë, duke i përlotur të gjithë.

“Nëna është edhe me diabet dhe ishte shumë e vështirë kur më takoj mua pas 7 vitesh. Si të gjithë emigrantët, unë emigrova në Britaninë e Madhe dhe isha pa dokumenta dhe nuk kisha mundësi të takohesha. Ne nuk i treguam asgjë nënës, se donim t’ja bënim surprizë. Prem biletat, vajza i preu.

Nëna pas takimit humbi ndjenjat, e mora në krahë dhe e ula te krevati. Mbas andej erdhi në vete mbas një ore”, u shpreh Ismaili.

“Në të vërtetë unë dhe vëllai im kishim shkuar edhe më përpara e kishim takuar nënën. Kjo ishte për here të parë për babin. Pam atje që nëna nuk ndodhej në shtëpi, kishte shkuar te halla dhe xhaxhai e telefonoj dhe i tha: ‘Hajde se ka ardhur nipi, djali tjetër aty’. Edhe kur erdhi babi dhe hapi derën, ishte shumë e papritur”, tha Ilda./abcnews.al

Share This Article