Taksa e Kosovës i rrit çmimet e produkteve ushqimore në Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendosja e taksës 100% nga Qeveria e Kosovës vazhdon ta “dridhë” Serbinë. Pasi shteti serb i humb më shumë se 1 milion euro në ditë nga vendosja e kësaj takse, tani ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka bërë që në Serbi të rriten çmimet e produkteve ushqimore.

Analistët serbë përmendin dy arsye për rritjen e çmimeve që do të ndodhin nga java e ardhshme. E para është vendosja e akcizës dhe taksa e Kosovës.

Vendosja e akcizës sipas ekspertëve serbë ka bërë që shpenzimet e prodhimit të jenë më të larta, ndërsa vendosja e taksës 100% nga autoritetet kosovare ka bërë që kompanitë serbe të përballen me telashe të shitjes së mallrave duke e ditur që Kosova ishte destinacioni i preferuar i produkteve serbe.

Madje, njohësit në Serbi paralajmërojnë që kjo situatë mund të tensionojë situatën në vend duke mos përjashtuar radikalizimin e protestave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply