ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Si zbuluan mesazhet në WhatsApp ryshfetet pro-ruse të ish-politikanit të Reformës 2 minutes ago
Pesë pretendime të bëra në një libër të ri rreth intervistës së Princeshës Diana në Panorama 7 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 10 minutes ago
Samiti “Rruga jonë drejt BE”, Rama pret liderët e Ballkanit dhe Komisioneren Kos 20 minutes ago
Musk: Bota pa punë dhe pa para – “AI” dhe robotët do të zhdukin varfërinë dhe do të kërkojnë të ardhura universale 22 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet

albnews by albnews
21 November, 2025
in Albania, Shqiperia
0
Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme! Ja pse u shty dhe kur pritet të zbatohet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në vitin 2026 parashikohen të regjistrohen në kadastrën fiskale 2.5 milionë pasuri të paluajtshme që do të jenë subjekt i taksës së re për pasuritë e paluajtshme.

Të dhënat janë bërë publike në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, të rishikuar”, i botuar në Fletoren Zyrtare.

RelatedPosts

Samiti “Rruga jonë drejt BE”, Rama pret liderët e Ballkanit dhe Komisioneren Kos

Probleme nga reshjet në Librazhd, prurjet dëmtojnë këmbën e urës në Xhyrë, rrëshqitje dherash në disa akse

Zëvendësuesi i Ballukut? Analisti tregon emrin e anëtares së kabinetit që mund ta pasojë në detyrë

Kostoja për regjistrimin e pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në vlerën e 25,7 mln lekëve apo 10.2 lekë për çdo pasuri të paluajtshme të regjistruar.

Numri i pronave të regjistruara parashikohet të mbetet i njëjtë edhe për vitet 2027 dhe 2028 sipas të dhënave të publikuara në strategjinë afatmesme.

Teksa për vijimin e realizimit të projektit “ProTax Albania-Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën tregut”, sipas të dhënave të strategjisë, për vitin 2026 parashikohen të shpenzohen 8,7 mln lekë.

Taksa e re e pasurive të paluajtshme e llogaritur mbi vlerën e tregut të pasurive sipas draftit të publikuar në vitin 2023 parashikohej të niste zbatimin nga 1 janari 2026. Por nga Ministria e Financave zbatimi u shty edhe me 2 vite të tjera për në vitin 2028.

Nga Ministria e Financave u sqarua për Monitor se shkak i shtyrjes së zbatimit të taksës së re është hartimi i një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.

Në projektligjin e mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikoj që për ndërtesat rezidenciale niveli i taksës të luhatej në vlerat nga 0,1% në 0,2% nga 0,05 që aktualisht zbatohet. Për ndërtesat tregtare u propozua nivel takse nga 0,15% në 0,25% nga 0.2% që është aktualisht dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale, u propozua një nivel takse 0,15% në 0,25%.

Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficientet e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.

Gjithashtu edhe në përfundim të konsultimeve për artikullin IV drejtuesja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber rekomandoi rritjen e të ardhurave përmes çuarjes përpara të reformës së taksës së pronës. / Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Si zbuluan mesazhet në WhatsApp ryshfetet pro-ruse të ish-politikanit të Reformës

Si zbuluan mesazhet në WhatsApp ryshfetet pro-ruse të ish-politikanit të Reformës

21 November, 2025
Pesë pretendime të bëra në një libër të ri rreth intervistës së Princeshës Diana në Panorama

Pesë pretendime të bëra në një libër të ri rreth intervistës së Princeshës Diana në Panorama

21 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

21 November, 2025
Samiti “Rruga jonë drejt BE”, Rama pret liderët e Ballkanit dhe Komisioneren Kos

Samiti “Rruga jonë drejt BE”, Rama pret liderët e Ballkanit dhe Komisioneren Kos

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result