Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se taksa ndaj Serbisë do të mbetet derisa Serbia sillet njëjtë karshi Kosovës.
Veseli veç kësaj ka bërë të ditur se draft-dokumentin për kushtet e taksës i ka paraqitur para dhjetë ditëve duke ua dërguar partnerëve të tjerë institucionalë.
Megjithatë për një gjë të tillë duket se Veseli është hatruar pasi publikimi i këtij dokumenti, sipas tij s’ishte i nevojshëm dhe i duhur.
”Serbia nuk do duhej t’i dinte kushtet tona”, është shprehur ai.