ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës 5 hours ago
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç 5 hours ago
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez 5 hours ago
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT 5 hours ago
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Taksë” e re mbi pronat e paluajtshme, sigurim i detyrueshëm nga tërmetet. Shërbimi do të ofrohet nga shteti

albnews by albnews
8 August, 2023
in Albania
0
“Taksë” e re mbi pronat e paluajtshme, sigurim i detyrueshëm nga tërmetet. Shërbimi do të ofrohet nga shteti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qytetarët dhe bizneset që kanë në pronësi apartamente apo zyra do të duhet t’i sigurojnë ato ndaj tërmeteve, përndryshe nuk do të marrin shërbimet publike dhe kadastrale që ofrohen në e-Albania. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për Konsultim Publik projektligjin i cili detyron pronarët e objekteve të blejnë policën e sigurimit e cila mbulon vetëm dëmet strukturore të ndërtesave në raste tërmetesh dhe jo mobiljet apo jetët njerëzore.

“Në finale qytetarët do të paguajnë më shumë, një kosto për të cilën nuk mund të japin një “jo” si përgjigje”, thotë Blendi Gjylbegaj, specialist në fushën e taksimit të pasurive të paluajtshme.

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

BIRN: Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

Në relacionin e projektligjit nuk është përcaktuar se sa do të jetë kosto e sigurimit vjetor nga tërmeti, por aktorë nga tregu thonë se ajo mund të jetë rreth 1 euro për metër katror. Sipas parashikimeve ligjore sigurimi nga tërmetet nuk do të ofrohet nga kompanitë e sigurimeve, por nga vetë shteti nën menaxhimin e Fondit Kombëtar për Tërmetet.

“Unë mendoj se blerësit janë mjaftueshëm të zgjuar dhe të ndërgjegjshëm për të zgjedhur vetë. ata janë të aftë të kuptojnë se ku dhe si u leverdis ta blejnë apartamentin. Për më tepër kujtojmë se në vitin 2019 qeveria bëri një vlerësim të stokut të banesave ku u tregua se cilat rrezikoheshin dhe cilat jo nga tërmetet”, thotë Romina Avdia, konsulente e pasurive të paluajtshme.

Ideja e një skeme kombëtare të sigurimit nga tërmetet nuk është e re. Një nismë e ngjashme u propozua në 2019-9, po u kundërshtua pasi nuk arriti të bindë mbi përfitimet që qytetarët do të kishin.

“Nuk ka asnjë analizë mbi kthyeshmërinë e fondeve dhe as se çfarë do të bëhet me ato para që do të jenë nën menaxhimin e shtetit”, thotë Gjylbegaj.

Nisma për sigurimin e detyrueshëm të banesave ndaj tërmeteve vjen fill pas projektligjit për taksimin e pasurive të paluajtshme. Kostot shtesë në kurriz të qytetarëve, për vlerësues të pasurive të paluajtshme do të përkthehen në rënie të kërkesës për blerje.

“Presim një ngërç. Do të ketë rënie të kërkesave. inflacioni, rritja e normave të interesit, bashkë me mbiçmimin e vlerës së apartamenteve do të bëjë që shumëkush të mos ketë mundësi të blejë një apartament”, thotë Avdia.

Sipas parashikimeve ligjore, nga detyrimi për t’u pajisur me policën e sigurimit ndaj tërmeteve përjashtohen banesat e ndërtuara me përbëje allçie apo qerpiçi, ato me strukturë fibër si dhe objektet për banim të lëvizshme apo të përkohshme. /A2CNN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

27 September, 2025
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

27 September, 2025
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

27 September, 2025
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result