Taksë ndaj bankave për financimin e buxhetit ushtarak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Suedia njoftoi sot se do të taksonte bankat për të financuar rritjen e buxhetit ushtarak, në kuadër të tensioneve me Rusinë.

“Tashmë, bankat duhet të marrin pjesë në riforcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e vendit”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Peter Hultqvist në një konferencë shtypi, pa dhënë shumë detaje.

Qeveria synon të rrisë me pesë miliardë korona suedeze (463 milionë euro) buxhetin ushtarak deri në vitin 2022.

Pas aneksimit të Krimesë, afrimit të avionëve rusë pranë hapësirës ajrore të vendeve nordike, bllokimit të radarëve civilë dhe konstatimit në vitin 2014, në ujërat suedeze, të një nëndetëseje që Stokholmi dyshon se ka qenë ruse, pavarësisht mohimeve të Moskës, Suedia po përpiqet të dyfishojë mbrojtjen e saj.

Share This Article