Talat Xhaferi zhvillon vizitë zyrtare në Slloveni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi prej sot e deri të martën do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Përveç Xhaferit, në përbërjen e Delegacionit  do të jenë edhe anëtarët e Grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e Grupit për bashkëpunim, Frosina Tashevska – Remenski, kryetari i Grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, Nada Cilusheva dhe Shpresa Hadri anëtare e Grupit për bashkëpunim.

Pritet që krye parlamentari Xhaferi në kuadër të vizitës të takohet me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, me presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë. Xhaferi do të takohet me anëtarët e Komitetit për politikë të jashtme, Komitetin për punë të BE-së, Komitetin për mbrojtje, Grupin e miqësisë me Republikën e Maqedonisë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.

Xhaferi gjithashtu do të mbajë  fjalim para deputetëve të Parlamentit dhe takim me koordinuesit e grupeve të deputetëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply