Talat Xhaferri i veshur me antiplumb, politikani i parë shqiptar viziton Kievin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri është politikani i parë shqiptar që ka vizituar Kievin, Irpinin dhe Hostomelin, teksa në Ukrainë ka nisur lufta.

Ka qenë vetë Xhaferri që e ka bërë të ditur këtë fakt, ndërsa ka postuar edhe një video nga vizita e tij në kryeqytetin ukrainas, që po përjeton prej gati 3 muajsh luftë pas agresionit rus. Në pamjet në fjalë Xhaferri shihet i shfaqur me anti-plumb.

“Sot, me ftesë të homologut tim Stefançuk jam në vizitë në Kiev. I vizitova Irpinin dhe Hostomelin. Lufta mban aromë tjetër në vendngjarje ndryshe nga ajo në fotografi. Qetësia është ndryshe në zonat luftarake”, shkruan Xhaferri

Share This Article