Talebanët formojnë qeverinë e re, një ministër kërkohet nga autoritetet amerikane – madje janë ofruar 5 milionë dollarë për të

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Talebanët kanë filluar formimin e qeverisë së re në Afganistan. Megjithatë, disa persona që do të marrin poste të ministrave, kërkohen nga qeveria amerikane – madje për ta janë ofruar shuma të majme për kapjen e tyre.

Qeverinë do ta udhëheq Mulla Mohamed Hasan Akund, kurse ndihmës i tij do të jetë Abdul Gani Baradar, ka bërë të ditur zëdhënësi i talebanëvëe

Siradzudin Hakani është emëruar kryes detyra i ministrit të Punëve të Brendshme. E atë qeveria amerikane e konsideron si terrorist ndërkombëtar, kurse FBI-ja ofron shpërblim prej 5 milionë dollarëve për çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në kapjen e tij.

“E dimë që njerëzit në vendin tonë presin qeveri të re”, ka thënë zëdhënësi i talebanëve Zabihulah Mudzahid, raporton BBC.

Kujtojmë që tri javë më parë, talebanët kanë marrë kontrollin mbi Afganistanin.

Share This Article