Talebanët kanë stërmbushur burgjet me fëmijë në Afganistan

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas raportit të “Sky News”, një burg në Afganistanin perëndimor po mban ish-punonjës të Qeverisë, si dhe fëmijë për krime të vogla. Burgu i Heratit mbikëqyret nga zyrtari taleban, Mohammad Nabi Khalil, i cili i dha leje transmetuesit britanik për t’i vizituar dhe folur me të burgosurit.

Ekipit të xhirimeve iu dha qasja nga talebanët ngaqë donin të tregonin se sa mirë ndihen kur e kanë sistemin e drejtësisë në dorë – mirëpo teksa qasja iu dha, ata ishin të shoqëruar nga guvernatori dhe persona të armatosur gjatë gjithë vizitës. Qelitë e burgut janë të mbushura plot, 40 burra në një dhomë, shumë prej të cilëve të akuzuar për krime të tilla si vjedhja, tradhtia bashkëshortore dhe mospagimi i borxheve.

Ata pretendojnë se shumicës së tyre nuk u janë mbajtur procese gjyqësore për shkak se sistemi gjyqësor i Sheriatit u krijua vetëm një muaj më parë, ka bërë të ditur guvernatori për “Sky News”. Në një qeli tjetër shihet qartazi se të drejtat e njeriut po shpërfillen. Njëri prej tinejxherëve ka treguar se u fut në qeli për vjedhjen e një biçiklete. Raportet po ashtu bëjnë të ditur se ish-guvernatorja e burgut të grave të Heratit është zhdukur para katër muajsh.

Guvernatori i burgut taleban beson që ajo “ka shkuar jashtë vendit” dhe se ishte e korruptuar – mirëpo burri i saj beson në diçka tjetër, duke treguar për “Sky News” se talebanët mund të kenë gisht në zhdukjen e saj.

Share This Article