ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin 5 hours ago
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona 6 hours ago
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Talebanët: Trupat amerikane duhet të tërhiqen brenda 1 majit

albnews by albnews
20 March, 2021
in Bota
0
Talebanët: Trupat amerikane duhet të tërhiqen brenda 1 majit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Talibanët paralajmëruan të premten Uashingtonin të mos shkelë afatin e 1 majit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, përndryshe do të ballafaqohej me reagimin e këtij rrjeti. Ky paralajmërim nënkupton se mund të ketë shtim të sulmeve ekstremiste.

Talebanët e nxorën paralajmërimin e tyre në një konferencë për shtyp në Moskë, një ditë pas takimit me negociatorë të qeverisë afgane dhe vëzhguesve ndërkombëtare në përpjekje për të ringjallur procesin e paqes për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan.

RelatedPosts

Ishte nisur drejt Amerikës, kapet ngarkesa me 12 ton kokainë, rekord historik

Nis gjyqi për vrasësin e Ilaria Sulës, nëna e autorit gati të bashkëpunojë me drejtësinë për ulje të dënimit

Një grua në SHBA vodhi veturën nga qendra e rehabilitimit, policia nuk mundi ta kapte deri në Meksikë

Administrata e Presidentit Biden thotë se po analizon marrëveshjen që nënshkroi administrata e mëparshme me talebanët. Zoti Biden tha në një intervistë me rrjetin ABC të mërkurën se afati i 1 majit “mund të bëhet realitet, por do të jetë e vështirë,” duke shtuar se nëe ky afat shtyhet, nuk do të zgjatet shumë.

“Ata duhet të largohen,” tha Suhail Shaheen, anëtar i delegacionit të talebanëve në komentet për shtypin, duke shtuar se nëse amerrikanët nuk largohen më 1 maj, kjo do të përbënte shkelje të marrëveshjes. Kjo shkelje do të pasohet nga një reagim, vazhdoi ai.

Zoti Shaheen nuk ofroi hollësi se çfarë forme mund të merrte ky reagim, por talebanët nuk kanë sulmuar forca amerikane apo të NATO-s, në përputhje me marrëveshjen e shkurtit 2020, megjithëse ka plot sulme apo atentate për të cilat nuk ka marrë përgjegjësi njeri.

Në konferencën e Moskës morën pjesë i dërguari amerikan për paqe në Afganistan, Zalmay Khalilzad, kreu i Këshillit Afgan për Ripajtim Kombëtar, Abdullah Abdullah, dhe bashkëthemeluesi i talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili kryesoi një delegacion me 10 anëtarë. Në konferencë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Indisë, Iranit dhe Kinës.

Në një deklaratë të nxjerrë pas bisedimeve, Rusia, SHBA, Kina dhe Pakistani u bënë thirrje palëve ndërluftuese të ulin nivelin e konfliktit si dhe u bënë thirrje talebanëve të mos fillojnë një ofensivë në pranverë.

Deklarata e përbashkët thekson se katër vendet nuk mbështesin rikthimin e regjimit islamik në Afganistan, të ngjashëm me sundimin e mëparshëm të talebanëve para ndërhyrjes amerikane.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

12 November, 2025
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

12 November, 2025
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result