Talebanët varin 4 persona në mes të sheshit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Talebanët kanë varur 4 persona në mes të sheshit dje, të cilët akuzoheshin se kishin rrëmbyer një biznesmen bashkë me djalin e tij të vogël.

Sher Ahmad Ammar, guvernatori i Heratit, tha se ata ishin vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit, kur po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti me pengjet.

“Trupat e tyre u sollën në shesh dhe u varën në mënyrë që të tjerët që kanë ndërmend të rrëmbejnë njerëz, ta dinë se çfarë i pret”, tha Ammar.

Ditën e djeshme, një nga anëtarët më të njohur të talebanëve ndër vite, mullah Noorudin Turabi, në një intervistë ka deklaruar se një rikthim i prerjeve të gjymtyrëve për kriminelët ishte i domosdoshëm.

“Gjymtimet janë të domosdoshme për të  garantuar sigurinë e brendshme në vend, por që ndoshta do të ndodhin brenda burgjeve ose në ambient të mbyllur, dhe jo në sheshe si çdo të premte pas daljes nga xhamitë, siç ishte traditë makabër para vitit 2003”, u shpreh Turabi.

Share This Article