Talenti Barçës shumë afër Leipzig

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

RB Leipzig është duke bërë të pamundurën të nënshkruajë me talentin e Barcelonës, Ilaix Moriba, raporton Marca.

Lojtari i rritur në akademinë e “blaugranave” mbetet i izoluar dhe nëse nuk hedh të zezën mbi të bardhë do të qëndrojë në tribunë derisa t’i përfundojë kontrata.

“E di nga klubi se çfarë dëshiron t’i ofrojë këtij lojtari. Këshilla ime është se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme, duhet të luash sa më shumë ndeshje, por lojtari dhe njerëzit pranë tij kanë vendosur ndryshe. Unë jam i zhgënjyer nga kjo situatë. Besoj më shumë në gjërat e futbollit sesa te kontratat. Në moshën 18-vjeçare, paratë nuk mund të jenë kaq të rëndësishme”, tha dje Ronald Koeman.

Derisa tani raportohet se Leipzig ka nisur kontaktet me personat e duhur për ta transferuar 18-vjeçarin që nuk po pranon të rinovojë me Barçën.Reklamë

Ai mund të përfundojë duke luajtur në Bundesliga, pasi edhe Barcelona ka nevojë për para.

Share This Article