Talibanët: Asnjë zgjatje e afatit të evakuimit nga Afganistani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid tha sot se Shtetet e Bashkuara duhet të përfundojnë evakuimin e njerëzve nga Afganistani deri më 31 gusht, që është afati i fundit i vendosur nga presidenti amerikan Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga ai vend.

Mujahid vuri në dukje se talebanët nuk do të pranojnë asnjë zgjatje të atij afati, raporton AP.

Ai shpjegoi se jeta në vend “po kthehet në normalitet”, por se “kaosi në aeroport është një problem”.

Mujahid gjithashtu tha se ai nuk dinte asgjë për ndonjë takim midis udhëheqësit taliban Abdul Ghani Baradar dhe drejtorit të CIA -s William Barnes në Kabul të hënën, raporton Washington Post.

Share This Article