Talibanët ekzekutojnë 22 ushtarë afganë që ishin dorëzuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Televizioni amerikan, CNN, raporton se 22 pjesëtarë të forcave speciale afgane u ekzekutuan nga një grup talibanësh në një provincë veriore të vendit.

Rasti tronditës ka ndodhur muajin e kaluar. Raportohet se ushtarët afganë kishin mbetur pa municione dhe kishin pranuar të dorëzohen tek talibanet, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Videoja e siguruar nga CNN tregon se si talibanët i grumbulluan ushtarët duke u bërtitur “dorëzohuni, komando, dorëzohuni” dhe pas pak sekondash i vranë me armë të gjithë ushtarët që ishin aty.

ParalajmërimNë videon e mëposhtme ka skena të rënda. Nuk preferohet shikimi nga fëmijët dhe personat e ndjeshëm.

Talibanët e kanë mohuar ekzekutimin e komandove duke thënë se videoja ishte propagandë e qeverisë për ta mashtruar popullin. Ata thonë se i kanë ende në mbajtje të gjithë ushtarët e kapur dhe se qeveria po e përdor propagandën si mjet për ta dezinformuar popullin në mënyrë që ta vazhdojë luftën.

Mirëpo, Kryqi i Kuq dhe Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit e kanë konfirmuar vrasjen e 22 ushtarëve, duke mohuar se ata janë në ndalim.

Numri i sulmeve nga ana e talibanëve është rritur dukshëm si pasojë e tërheqjes së trupave amerikane nga vendi.

Share This Article