Talibanët rrethojnë kështjellën e rezistencës, i kërkojnë dorëzimin luftëtarëve të Luginës Panjshir

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Talebanët kanë rrethuar Luginën Panjshir, e vetmja zonë të cilën nuk kanë mundur ta pushtojnë në gjithë Afganistanin.

Për shkak të historisë, pozicionit strategjik dhe njerëzve, kjo luginë ka qenë për shumë vite e pamposhtur si nga sovjetikët dhe nga talebanët.

Kësaj radhe duket se talebanët me pushtetet që zotërojnë duan ta mposhtin rezistencën edhe pse i kanë lënë një opsion rebelëve për t’u dorëzuar.

Talebanët kërkojnë negociata me rebelët për një zgjidhje, ndërsa këta të fundit e kanë bërë të qartë se duan një shtet të decentralizuar me pushtetet e ndara mes grupeve të ndryshme etnike.

Thuhet se në Luginën Panjshir fshihen disa prej armiqve të talebanëve që i frikësohen ekzekutimit në rast se bien në dorë të tyre.

Share This Article