Përgjimet telefonike dhe ambientale në dosjen e operacionit “Ura” zbulojnë rolin aktiv të Gertin Aliut në organizimin e trafikut të heroinës drejt Italisë, përmes bashkëpunimit me persona si Adi Çoba (i njohur me pseudonimin “Bazholi”), Orges Molla (Gesi) dhe Ervis Deti. Në komunikimet e përgjuara, dalin detaje të qarta për porositë, pagesat, vendtakimet dhe transportin e lëndës narkotike, duke përfshirë edhe rrugët përmes tragetit Durrës–Bari dhe dorëzimet tek anëtarët e grupit në Itali që drejtohej nga Adi Çoba.
Pjesë nga dosja
Rezulton se Gertin Aliu jo vetëm ka njohje me Adi Çoba, por i referohet “Bazholit” si emër që ka një rëndësi.
Gjithashtu, Gertin Aliu rezulton të ketë njohje dhe me Orges Mollën. Ky i fundit rezulton në përgjimin telefonik, përshkruar më sipër, por dhe nga përgjimet ambientale të pergjuara nga Autorietet Italiane, si person i dyshuar në gjetjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “Heroine”.
Nga transkripti i bisedës së përgjuar ambientale të datës 01.06.2022, ora 17:45, kryer nga Autoritetet Italiane në automjetin e Genci Telollari, rezulton biseda më interes midis Gencit dhe Gertin Aliut, si vijon:
Gerti: i thashë, dëgjo, zbrit sepse nuk i kam paratë! Nuk është se nuk i kam paratë por për herë parë po sforcohem, herën e dytë nuk merkaosem më. Tani në lojë është futur Gesi dhe jo Spiro. Tani Gesi më tha kështu: “këtë herë merre më para! Sepse mua mi kanë marrë….. më duket se kunati i tij ka ikur” ….Genci: ku ka ikur?… Gerti: i kanë hyrë në shtëpi kunatit të Gesit, ai që takuat ju… Genci: Çfarë po thua?… Gerti: Po! Më tha (Gesi), “Unë i kam bërë tashmë në gjashtë e gjyëm 1 me 4″… Genci: “nuk e ndjej”…Gerti: Si… Genci: jo, nuk e ndjej… Gerti: nuk do marrim atë, do marrim vetem këto të dyja…….. biseda vijon.
Nga përgjimet e telekomunikimeve rezulton një lidhje e drejtpërdrejtë e Gertin Aliut me shtetasin Ervis Deti. Gjatë bisedave që kanë zhvilluar me njeri tjetrin, rezulton se ata janë takuar së bashku, ku Gertin Aliu I thotë Ervis Detit: “masdite do vi të takoj se s’kam qenë në Durrës kto dit prandaj…se kam një muhabet për të konsumar”
Gjithashtu në një bisedë tjetër rezulton qe Ervis Dett i thotë Gertin Aliu se “isha ke Gesi, sa po lëviz, ku do takohemi?”. Gerti I pergjigjet “po zbres nga Vila e Zogut për te muzeumi I dëshmorëve, takohemi aty”
Me konkretisht, bisedë e përgjuar me date 07.05.2022, ora 13:45, ne bazë të vendimitnr 315. date 19.04.2022, vendimit nr.333, date 05.05.2022 te Gjykates së Shkallës së Pare Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si vijon
Gertin Aliu-ca bone me.Ervis Deti: hic me, ca bon ti?.. Gertin Aliu masdite do vi te takoj se s’kam qen ne Durres kto dit, prandaj, ik se s’ashtu, mir vilai jot?…Ervis Deti-mir mir jo kot, un mora me shum per merak se ca esht…Gertin Aliu-jo jo po se kam nje muhabet per te konsumu, hajd, kam nje muhabet per te konsumu, mir te keqen mir, ciao.
Bisedë tjetër me interes e përgjuar më datë 08.05.2022, ora 10:49, në bazë të vendimit mr.315, datë 19.04.2022, vendimit nr.333, date 05.05.2022, re Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Ervis Deti-he… Gertin Aliu-si ja kalove? Ku je me?… Ervis Deti-mir me, un tashi sa po sa po leviz i cik ktu te.. Gertin Aliu-ku? Ervis Deti-isha ke Gesi, sa po leviz, ku tak, ku te pres?..Gertin Aliu-ku ku, me makine je?…Ervis Deti me makine e villa…Gertin Aliu direkt un nga Vila Zogut po zbres aty te
Kjo bisedë e zhvilluar më datë 08.05.2022, ora 10:49 vërteton takimin e Gertit dhe Visit, direkt pasi ky i fundit kishte zhvilluar një takim me Gesin. Po në të njëjtën datë, duke ju referuar hyrje-daljeve të sistemit Tims, rezulton se Ervis Deti është nisur me linjën e tragetit “Rigel Duni” në drejtim të Barit, Itali dhe është kthyer në Shqipëri me datë 20.05.2022 me të njëjtën linjë trageti. Bisedat e mëvonshme telefonike midis këtyre subjekteve datojnë më 10.05.2022-13.05.2022, periudhë në të cilën Visi ndodhej në Itali. Të dy bisedojnë për një takim që Visi duhej të bënte me disa të njohur të përbashkët me qëllim lidhjen e kontakteve dhe dorëzimin e lëndës narkotike te disa persona që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ende të pa identifikuar. Dyshohet se roli i Visit është marrja dhe dorëzimi i lëndës narkotike (korrier) në emër dhe për llogari të Gertit apo Gesit.
Më konkretisht bisedat zhvillohen si më poshtë:
Bisede me interes e përgjuar më datë 10.05.2022, ora 10:57, në bazë të vendimit ar. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
Ervis Deti – ho me zemra
Gerti Aliu (Gerti) – ca bone ti me?
Ervis Deti-Hic tu bo xhiro, tu nejte. Gerti Aliu-t’rujt zoti, tashti ti ktu je?…Ervis Deti- Jo une jam ktu (i referohet Italisë)..Gerti Aliu – E mire, jo sepse e kemi mik te perbashket prandaj po them a m’nigjon?…Ervis Deti Ca problemi ka?…Gerti Aliu ate shokun tim e kemi mik te perbashket, kshu qe e zgidhte vete me ty ai, kjo eshte ideja…Ervis Deti- E zgjidh vete me mu ai?..Gerti Aliu-Eee…Ervis Deti-ku ku esht qe si e zgjidh me mu ai Gerti Aliu-e pra tashi, kur t’jesh ktu pastaj te flas une pra ca t’them une ty tashi, se di si me ta shpjegu…Ervis Deti-Po mire mo, maroje ti ca problemi ka?…Gerti Aliu-Mire pra mire, jo jo se e maroj une e maroj une nuk e kam problem fare ate pjese, se kam fare problem me vila jo, une do ta maroj, nuk e kam problem une ate po e kom lone per sot ne darke pranej…Ervis Deti Po mire mo edhe mu neser m’duhesh, po qe se shkon, shko me plakun neser…Gerti Aliu Mire ik se e zgjidhim vete tashi, ik se s’ashu dot me teper hajd…Ervis Deti Hajd…Gerti Aliu A m’nigjon?…Ervis Deti – Po pra po te degjoj…Gerti Aliu-Mire te morsha te keqen, hajde shpirto hajt, t’njifte vete me pranaj po te them t’njifte vete…Ervis Deti-Po mire mo po pastaj…Gerti Aliu-Jo jo, shyqyr me mu bo qejfi qe te njifte vete (qesh)Ervis Detie pra, hajd…Gerti Aliu-hajde ciao ciao
Bisede me interes e përgjuar më datë 11.05.2022, ora 12:43, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Ervis Deti- he zemra Gerti Aliu-he me te keqen…Ervis Deti-ca do boj un?…Gerti Aliu-si ja kalove ti?…Ervis Deti-hic e mir, ja knej tu llogarit Gerti Aliu-marshalla, tashi kupton, si esht thelbi apo jo?…Ervis Deti jo un mora vesh qe ti do vish ktu me i llaf apo jo?..Gerti Aliu po pra e, e aq do vi un aty edhe, jan miq te perbashket, kshuqe nuk kam lidhje mo un, ne kuptimin e asajt se ata flasin vet a me kupton e? Neqoftese esht po i njejti, se te njofin mir, a me kupton Gertin, kjo esht ideja, maroi filmi…Ervis Deti-po mir pra ti kur vjen ktu se un se kam iden se sssss….