Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqipare do të mbyllë këtë fushatë të suksesshme të kualifikueseve të dielën e 16 nëntorit me Anglinë në Air Albania Stadium për të festuar bashkë me tifozët kuqezi kualifikimin për në playoffin e kompeticionit.

Për të vënë drejtësinë në këtë ndeshje UEFA ka caktuar një klasë arbitrare italiane me gjyqtar kryesor Marco Guida i cili që nga 2010 arbitron ndeshjet e elitës së futbiollit Italian, Serie A. Guida do të ndihmohet në këtë ndeshje nga asistentët e tij Giorgio Peretti dhe Alessio Berti, ndërsa Simone Sozza do të jetë arbiter i katërt.

Në Sallën VAR, Marco Di Bello do të jetë gjyqtari kryesor, ndërsa si asistent i tij do të jetë Valerio Marini. Marco Guida  në këtë sëzon deri tani ka gjykuar në 10 ndeshje  në të gjitha kompeticionet; 5 sfida të Serie A, 3 në Ligën e Kampioneve në fazën e Ligës, 1 sfidë në kualifikueset e Europa League dhe  1 ndeshje në fazën kualifikuese të Champions League.

Sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë do të luhet te dielen në orën 18:00 në Air Albania Stadium.

Share This Article