Tanket ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, po zhvillohen luftime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tanket ruse raportohet të jenë futur edhe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.
Sipas raportimeve të BBC, në qytet po zhvillohen luftime. Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë disa tanke në flakë.

Sipas raportimeve të paverifikuara, bëhet fjalë për tanke ruse, të shkatërruara nga forcat ushtarake ukrainase.

Shpërthime dhe goditje me predha janë dëgjuar dhe parë edhe në qytetë të tjera të Ukrainës, pas dhënies së urdhrit nga Putin për t’u futur në shtetin fqinj.

Pas vendimit, Presidenti i Ukrainës, Zelensky, deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që kush dëshiron, mund të armatoset nga shteti.

Share This Article